Wednesday, August 15

Autoritetet e Maqedonisë tregojnë për kërkimet e fundit për policët e zhdukur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet e Maqedonisë janë duke ndihmuar ato të Kosovës në kërkimin e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Ai ka thënë se kanë kontribuuar deri në orët e pasdites së sotme për të zhvilluar kërkime në vendet ku dyshohet se kanë mundur të gjinden trupat e policëve.

“Jemi në koordinim me autoritet e Kosovës se ata janë duke udhëhequr operacionin dhe jemi të gatshëm për çdo ndihmë”, ka thënë Nuhiu në Klan Kosova.

“Ne si polici u jemi përgjigjur kërkesave me njësinë speciale që posedojmë dhe që ka kapacitetin e nevojshëm por që ka edhe qytetarë që i janë bashkëngjitur aksionit”.

“Jemi gjithnjë në gatishmëri t’u përgjigjemi kërkesave qo do të vijnë nga autoritetet e Kosovës për këtë rast”.

...

Share.

Leave A Reply