Sunday, May 27

Arabia Saudite e interesuar të investojë në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova është vend i përshtatshëm dhe i sigurt për investime të huaja e sidomos për ndërrmarrësit nga Arabia saudite.
Kështu tha zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në forumin biznesor që është duke u mbajtur me qëllim të thithjes së investimeve nga Mbretëria Arabe.

Hoxhaj tha se rritja ekonomike e Kosovës dëshmoi kahjen që shteti po e merr në aspektin e zhvillimit ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Arabia Saudite dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshne bilaterale…Më lejoni të them që përpjekja e qeverisë së Kosovës është ta hapim Kosovën ndaj botës, ta hapim Kosovën ndaj investimeve të reja. Jemi një vend që prej shpalljes së pavarësisë ka treguar stabilitetin makroekonomik dhe fiskal”.

“Në matjen e fundit të rritjes ekonomike nga Banka Botërore, Kosova ka rritjen ekonomike më të mirë në rajon që është një indikator shumë i rëndësishëm se kah po lëviz Kosova. Është qëllim konkret pragmatik i matshëm që sot ne të bisedojmë për projekte dhe ide konkrete se si të ketë bashkëpunim mes Arabinë Saudite dhe Kosovës”, tha Hoxhaj.

I gatshëm për të investuar në Kosovë ishte Khalid Abdulrahman AL Othman, president i kompanisë Mubadara. Ai tha se shteti nga ai vjen është i interesuar për bashkëpunim me Kosovën në fushën e bujqësisë, teknologjisë e fushat e tjera.

“Shpresoj që ky takim do të jetë një rast për mundësinë e investimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet që gëzon pasuri të madhe natyrore dhe ekonomike e në fusha të tjera. Arabia Saudite është e interesuar që të zgjerojë veprimtarinë e saj në fushën e brendshme si dhe në drejtim të jashtëm”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite është e interesuar të bashkëpunojë me të gjitha vendet e rajonit dhe shtete te Ballkanit i sheh me sy të barabartë… Që të kemi hapësirë dhe mundësi të bëjmë marrëveshje ndërshtetërore”.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës iu tha biznesmenëve nga Arabia Saudite se Kosova ndihet e privilegjuar që është zgjedhur nga ta për investime, raporton EO.

“E dimë që keni oferta të ndryshme, ne ndihemi të privilegjuar që e keni zgjedhur Kosovën si alternativë për të investuar. Kemi popullsi mjaft të re dhe këta ndërmarrës që janë këtu asnjëherë nuk pajtohen me Status Quon dhe gjithmonë janë në lëvizje e duan të bëjnë ndryshme. Kosova është vend serioz për t’i akomoduar nevojat e juaja”.

“Vetëm anëtarët e organizatës sonë mund t’i hapin 5 fabrika sivjet. Produktet e Kosovës kanë gjetur vend, jo vetëm në vendet e rajonit por edhe të BE-së mund të besojmë që duke marrë parasysh që kemi edhe marrëveshjet profelenciale ju mund ta konsideroni Kosovën një bazë ju do të eksportoni.”

...

Share.

Leave A Reply