Sunday, May 27

Unikkatil “djeg” atmosferën në Zvicër, salla ‘mbulohet’ me flamuj kuq e zi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unikkatil është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Tash e sa vite, ai i ka qëndruar besnik skenës muzikore, ndërsa këngët dhe vokali i tij cilësohen si unike, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, reperi ka mbajtur koncertin që kishte paralajmëruar ditë më parë, për bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.

Për të dëgjuar nga afër hitet më të njohura të Unikkatilit, ishin mbledhur një numër i madh fansash të reperit.

Atmosfera ishte në maksimum, ndërsa reperi ka hedhur në rrjete sociale një video përmes së cilës tregon edhe numrin e madh të flamujve kuq e zi që kishin mbuluar sallën ku këndonte ai.

...

Share.

Leave A Reply