Sunday, May 27

Dua ta zhvilloj karrierën në vendlindje, Vanesa Doçi refuzon kontratë pune në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja Vanesa Doçi që nga paraqitja e parë skenike ka rrëmbyer një pëlqyeshmëri të madhe të audiencës.
Madje pasi këndoi këngën ‘Aramam’ nga Ibrahim Tatlises videoja e publikuar në rrjete arriti t’i marrë plot 18 milionë klikime, shkruan lajmi.net

E duket se ky sukses ka bërë që Vanesa të pranoi një ofertë për t’a zhvilluar karrierën e saj në shtetin turk.

Këngëtarja shqiptare e ftuar në emisionin ‘n’KosovëShow’ ka treguar se e ka refuzuar ofertën e punës që i kanë prezantuar në Turqi vetëm për faktin se dëshiron të këndoj shqip dhe se karrierën e saj muzikore thotë se ka dëshirë t’a vazhdoj në vendlindje.

Vanesa Doçi është motra e këngëtares poashtu të suksesshme, Aida Doçi.

Në emisionin në fjalë përballë Shpëtim Deskut kishte edhe mysafir të tjerë interesant ndërsa videon e plotë të cilën nuk duhet t’a humbisni ju ftojmë t’a ndiqni në vazhdim./Lajmi.net/

...

Share.

Leave A Reply