Sunday, May 27

Neymar: Ishte nder të jem pjesë e Barcelonës në epokën e Iniestas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Neymar i ka dhënë lamtumirën Iniestas, që në fund të sezonit aktual do të largohet nga Barcelona pas 22 viteve.

Braziliani Neymar, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën ish shokut të skuadrës, Andres Iniestas, që mes lotëve njoftoi se po luan sezonin e fundit me fanellën e Barçës, raporton Gazeta Express.

“Ishte nder të jem pjesë e Barcelonës në epokën e Inieastas”, shkroi ylli i Paris Saint-Germain në “Instagram”.

“Unë të admiroja nga larg dhe pasi erdha që të ndajmë gjithçka së bashku, rash në dashuri me futbollin e tij dhe më shumë për personin që je jashtë fushe”.

“Gjithmonë do t’iu them shokëve të mi, fëmijëve se kam pasur kënaqësinë të festoj gola dhe trofe përkrah teje”.

“Barcelona të falënderon, unë të falënderoi dhe gjithë tifozët e këtij sporti të duan për gjithçka që ke bërë!!! Shumë fat në rrugën tënde të re, përqafim CAPI (KAPITEN) Andres Iniesta”, shkroi Neymari. /Gazeta Express/

...

Share.

Leave A Reply