Sunday, May 27

A luan Isco ndaj Barcelonës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezonanca magnetike ndaj të cilës Isco iu nënshtruan gjatë ditës së djeshme nuk ka dhënë lajme të mira.

Madje është vërtetuar se lojtari Madrilen vuan nga një crregullim në shpatullim e krahut të majtë dhe koha e rikthimit të tij mund të shkojë deri në 3 javë.

Edhe pse rikthimi në fushë varet nga evolucioni i rikuperimit të tij, ajo që duket e sigurtë për Zidane është se nuk do të mund të llogaritë në të as në El Clasicon e 6 majit, duke e ditur që nuk mund të llogaritë as në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit të martën.

Isco do të përqendrohet në rikthimin për finalen e Kievit nëse ekipi arrin të kualifikohet, finale e cila luhet më 26 maj dhe për botërorin Rusia 2018. Dëmtimi ka një fazë të cilat duhet të respektohen gjatë rikuperimit dhe nëse nuk i përsëritet do të jetë mirë, por nëse nuk rikuperohet mirë atëherë do të duhet të bëhet operacion sikurse Ramos në vitin e kaluar në të njejtën pjesë të trupit, në shpatullën e krahut.

...

Share.

Leave A Reply