Friday, August 17

UEFA dënon Simeonen dhe Atleticon

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri argjentinas u dërgua jashtë fushës pas vetëm 10 minutave lojë në ndeshjes e së enjtes nga referi pas shpërthimit të tij për përjashtimin e Sime Vrsaljkos.

Diego Simeone përballet me një dënim nga UEFA pas ndeshjes se parë gjysmëfinale në mes të Atletico Madridt me Arsenalin.

Trajneri i Atleticos u dërgua në tribuna të Emirates Stadium të enjten në mbrëmje.

Pasi ishte ankuar tek zyrtari i katër për kartonin e kuq që ju dha mbrojtësit të djathtë Sime Vrsaljko në minutën e 10, Simeone ishte urdhëruar që të lë stolin e rezervave dhe të shkojë në tribuna nga referi francez Clement Turpin.

Simeone kërkojë karton të verdhë pas një ndërhyrje të Hector Bellerine.

UEFA e ka akuzuar argjentinasin se ka fyer me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme zyrtarin e ndeshjes dhe do të përballet me një panel që do ta gjykojë këtë rast më 4 maj, një ditë pas ndeshjes se dytë të gjysmëfinales me Arsenalin në Madrid.

Simeone e ka shikuar barazimin e skuadrës së tij nga tribunat, ku skuadra vuante për të mos pësuar gola dhe ishin me fat që Griezman e shfrytëzoi një gabim të Kosielny për të barazuar rezultatin.

Simeone pritet që ta shikojë nga tribunat finalen, nëse Atletico shkon në finale.
UEFA po ashtu pritet që të dënoi edhe klubin e Atletico Madridit dhe tifozët e tyre, të cilët kanë gjuajtur objekte në fushë gjatë ndeshjes.

Dënim mund të merr edhe Arsenali për shkak se ka lejuar tifozët e tyre që të ndezin fishekzjarrë gjatë ndeshjes. /GazetaExpress/

...

Share.

Leave A Reply