Friday, August 17

Respekti, më i rëndësishëm se Topi i Artë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet nuk me ndryshojnë nga ajo kush jam. Iniesta beson se respekti është më i rëndësishëm se Topi i Artë.

Plejmekeri edhe pse ka arritur suksese të mëdha me ekipin e Barcelonës dhe kombëtaren e Spanjës, prapë nuk ka arritur ta merr çmimin prestigjioz Topi i Artë para Lionel Messi.

Por, Andres Iniesta nuk e ka inat pse nuk e ka marrë kurrë çmimin Topi i Artë dhe këtë e ka thënë gjatë konferencës lamtumirëse të karrierës se tij me Barcelonën.
“Nuk është një barrë e madhe për mua kjo që me rëndon”, tha ai.

“Çfarë mendoj unë se është e rëndësishme është më shumë respekti i skuadrës se Topi i Artë. Të gjithë duan çmime por kjo gjë tek unë nuk ndryshon atë se çfarë jam”, ka thënë Iniesta.

“Qëllimi i im ishte të kisha sukses me këtë klub dhe këtë e kam bërë”.
Revista France Football që për disa vite ka ndarë këtë çmim i kishte kërkuar falje Iniestas që nuk ja ka dhënë atë disa vite më parë./GazetaExpress/

...

Share.

Leave A Reply