Friday, August 17

Messi shkruan fjalë prekëse për Iniesten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Andres Iniesta edhe zyrtarisht ka njoftuar që do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Kapiteni i Barcelonës ka bërë me dije që ky është viti i fundit i tij tek skuadra spanjolle, ai po ashtu ka paralajmëruar që nuk do të luajë në Evropë, e gjithë kjo sepse ai nuk dëshiron të luajë përballë ish Barcelonës.

Shoku i skuadrës së tij Leo Messi, disa minuta me parë ka shkruar disa fjalë në rrjetin social Facebook për kapitenin e skuadrës.

Messi ka thënë që është krenar që ka luajtur me spanjollin për këto vite. /Gazeta Blic/

Faleminderit për të gjitha vitet e futbollit që kemi ndarë, Andrés Iniesta. Ishte një privilegj për të shijuar këtë sport me ty dhe të kalosh kaq shumë momente të paharrueshme së bashku. Të uroj gjithë të mirat në këtë kapitull të ri, në karrierën tënde të futboll dhe në jetën tënde personale. Ti je një djalë i mirë, si në fushë dhe jashtë fushës. Do të na mungosh!

...

Share.

Leave A Reply