Wednesday, June 20

Këto janë të rejat e fundit nga vizita e gjatë e Ramiz Lladrovcit dhe Bekim Jasharit në Gjermani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt Bekim Jashari që disa ditë janë në një vizitë në Gjermani.

Fillimisht ata e kishin përcjell ndeshjen në mes të Bayern Munchen dhe Real Madrid në Allianz Arena.

Por, sonte ata kanë pasur një vizitë tjetër, ku janë takuar me boksierin Haxhi – Robin Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook.

Sonte, pas treningut, për darkë jemi me boksierin tonë, Haxhi-Robin Krasniqin, i cili është shumë dashamirës dhe na solli shumë kënaqësi me mikpritjen e tij.

Para meçit të 2 Qershorit për titullin e kampionit të Evropës, Robini ishte shumë optimist dhe i bindur për fitore. Besojmë fort se do ta mund kundërshtarin!

Sporti ka prezantuar shkëlqyeshëm shtetin tonë. Mbrëmë vajzat tona xhudiste, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sollën medaljen e artë dhe të argjendtë, nga kampionati evropian.

Presim që edhe Robini të bëhet kampion evropian i boksit në kategorinë e tij e pastaj edhe kampion i botës! Suksese e fitore Robin!

Tashmë, për meçin e Robin Krasniqit, më 2 Qershor, me Bekimin i kemi edhe ftesat, edhe biletat!

...

Share.

Leave A Reply