Wednesday, June 20

Fabregas: Nuk ka skuadër që mund ta paguajë çmimin e Salah

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Cesc Fabregas nuk beson se Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.

Mesfushori spanjoll dyshon se ka ndonjë skuadër që mund të paguajë çmimin që Liverpooli mund t’ia vendosë anësorit egjiptian.

Salah po kalon sezonin më të mirë të karrierës që nga transferimi nga Roma te Liverpool, duke arritur të shënoi 43 gola në të gjitha garat.

“Tani, nëse jeni Liverpooli dhe shikoni sezonin që ia ka pasur, nuk e di sa do të kërkoni për një lojtar si ai”, ka deklaruar Fabregas.

“Dyshoj se ka ndonjë skuadër që mund të paguajë sa kërkon Liverpooli. Jam i sigurt se Liverpool nuk do të heq lehtë dorë nga ai. Është vështirë të mendosh se do të largohet, sidomos pas këtij sezoni”.

“Liverpool po shfrytëzon në maksimin cilësitë e tij. Salah është i talentuar, i shpejtë, shënon. Liverpooli ka lojtarë që i kanë hapur derën Salahut që të gjejë hapësirën që ia ka nevojë”./Lajmi.net/

...

Share.

Leave A Reply