Wednesday, May 23

Prokuroria ngritë Aktakuzë ndaj babait të aktorit të “O sa mirë“

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rilindja e Re – Press ka mësuar se Prokuroria ka ngritur Aktakuzë ndaj Rexhep Muratit – Babait të Aktorit të „o sa mirë“ Ridvan Muratit, përshkak së i njejti ka kanosur me vrasje Kryetarin e Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezit, për të cilën arsye sipas Aktakuzës ishte edhe i arrestuar nga Policia.

Sipas informacioneve të redaksisë tonë përveç aktakuzës ndaj Rexhep Muratit, nën hetime janë edhe familjarët të tjerë dhe vetë Ridvan Murati (aktor te seriali kosovar “O Sa mirë”), për arsye të bashkëkryerjes së veprave penale për rrëmbimin e djalit të Kryetarit të Asociacionit, deklarime të rremë, lajmërim të rremë, ku ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal dhe është lëshuar urdhërarrest ndaj njërit prej tyre.

FOTO E KAMERAVE TË SIGURISË – BABAI I RIDVAN MURATIT – REXHEP MURATI

Rilindja e Re – Press ka siguruar edhe sms-at kërcënuese që janë bërë nga familja e Ridvan Muratit, kundrejt Kryetarit të Asociacionit, ku me profila falsë i shkruajnë Murtezit rregullisht duke proklamuar krimin e kryer, duke vazhduar kërcënimin dhe duke aktruar në rolin e personave të tretë kinse shërbime të caktuar ose persona të tretë qëndrojnë mbrapa rrëmbimit të djalit të tij.

Por, redaksia e jonë për arsye të fazës hetimore nuk do t’i publikoj të gjithë sms-at dhe përmbajtjet e tyre, pasi mund të dëmtohet hetimi ndaj rastit në fjalë.

FOTO – NJË NGA SMS-AT KËRCENUE

Sipas përshkrimit të gjendjes faktike dhe reale në kallëzimin penal, rezulton se rrëmbimi i fëmijës është bërë për qëllime të liga, motive të ulëta dhe për përfitime personale, pasi ato nuk u arritën përmës presioneve ndaj Murtezit.

Nga përshkrimi i gjendjes faktike në kallëzim penal, rezulton që rrëmbimi i fëmijës është bërë për qëllime të liga, motive të ulëta dhe për përfitime përsonale, ngase ato nuk u arritën përmes presioneve karshi Murtezit, pastaj vendosën ta rrëmbëjnë fëmijën, madje duke ndikuar edhe në Komunën e Prishtinës ku fëmija është regjistruar në mënyrë të jashtëligjshëm, gjërësisht pa të dhënat e babait të tij, që bien në kundërshtim me obligimin të domosdoshëm ligjor të paraparë në nenin 147 paragr.2 të ligjit të familjes së Kosovës, ku ofiqari obligohet ta njoftoj mënjëherë domosdoshmërisht organin e kujdestarisë, kur bën regjistrimin e lindjes së fëmijës cilit, nuk i dihet njëri ose dy prind, ndërsa organi i kujdestarisë ka për detyrë të hetoj së ku është babai i tij dhe të mbroj interesat të fëmijës, siç është interesi i fëmijës i paraparë me nenin 50 të Kushtetutës të vendit, që të ketë dijeni së kush janë dy prindërit të tij dhe të mbaj kontakte të rregullta me ta.

Gjithashtu organet belge kanë konfirmuar dyshimin e bazuar që rrëmbimi i fëmijës është bërë për qëllime të liga, motive të ulëta dhe për përfitime personale, ky fakt rezulton me deklarimet të bëra pranë organeve belge që janë në kundërshtim me gjendjen faktike dhe reale hetimore në Kosovë.

Kryetari i Asociacionit në mungesë të veprimit të organeve vendore, ka treguar se tashmë ka përcjellur tek organet belge gjithë dokumentacionin të ndjekjes penale ndaj të dyshuarit.

Gjetja e lokacionit të djalit të kryetarit është arritur falë hetimeve që ka zhvilluar vetë Murtezi duke kontaktuar nëpërmjet kanaleve të tij me shtetet të ndryshme evropiane dhe duke verifikuar në databazat e shteteve përkatëse. Pasi morri konfirmimin e Policisë Zvicrane, Gjermane, Suedeze, Austriake, Franceze etj. që i biri i tij (Iliriani) nuk gjendët në këto shtete, me sukses rezultoj verifikimi në Belgjik, ku arriti ta gjej të gjej djalin e tij, jo të regjistruar në sistemin e përgjithshëm, por në sistemin departamentit të investigimeve të MPB-së belge, ku mbahen të dhënat e fshehta për raste të veçanta.

Sipas informacioneve tona dhe shkresat e organeve zvicerane, Policia dhe organet Zvicerane me kërkesë të Kryetarit të Asociacionit kishin hetuar se a gjendet ose a mbahet i fshehtë i biri i tij në qytetin „Basel“ ku ka vendbanimin e dyshuari Ridvan Murati, por sipas përgjigjes se organeve dhe policisë Zvicerane i biri i tij pas kontrollave të bërë rezulton që nuk gjendet në këtë qytet e as në Zvicër.

Ajo që është për t’u habitur është së organet në çdo shtet ku kryetari ka paraqitur kërkesë, siç shihet nga shkresat që i posedon redaksia jonë, organet e vendeve tjera i janë përgjigjur mënjëherë dhe pa asnjë vonës duke zhvilluar mënjehër hetime, ndërsa organet vendëse barrikadohen në heshtje duke mosvepruar. Nga kjo lind dyshimi së të dyshuarit mund të kenë ushtruar ndikim të madh në organet vendore dhe kjo vënë në mëdyshje besueshmërinë në organet kosovare dhe nuk do të jetë befasuese nëse ky rast do të shenohet në ndonje raport të BE-së.

Rilindja e Re – Press ka mësuar që Gjykata Themelore në Prishtinë kishte ndërprerë procedurën gjyqësore me arsyetim së nuk janë zhvilluar procedurat paraprake administrative në Komunë, duke bartur barrën mbi Komunën e Prishtinës për ta korrigjuar gabimin e tyre, mirëpo ofiqarët në Komunën e Prishtinës jashtëligjshëm refuzojnë të merren me kërkesën e Murtezit, madje kanë zhdukur Aktgjykimin e plotëfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Lipjan, për të cilin komuna thotë që nuk e ka pranuar, ndërsa nga fletëkthesa dhe sipas postes vërtetohet së është pranuar dhe nënshkruar nga zyrtarët të komunës së Prishtinës.

Organet Belge kanë njoftuar Kryetarin e Asociacionit që i biri i tij gjendet në Belgjik dhe tani janë në fazën e sqarimeve ligjore për kthimin e tij, për çka pritet që Prokuroria sipas obligimeve të domosdoshme ligjore të paraqesë kërkesën e ekstradimit pranë organeve Belge. Madje, organet Belge janë të brengosur që ende nuk i ka ardhur kërkesa zyrtare nga organet Kosovare, kur kemi të bëjmë me rrëmbimin e fëmijës, e tani kanë kaluar mbi 2 vite që nuk është ndërmarr asgjë nga organet vendëse të cilit nen ndikimin e familjes së aktorit tentuan të bllokojnë hetimet.

Ndërsa me aktorin e serialit “o sa mirë”, Ridvan Muratin, redaksia e jonë ka bërë të pamundurën për të kontaktuar më të, por kontakti ka qenë i pamundur, pasi ai ka zgjedhur heshtjen duke iu shmangur ku nuk ka pranuar të flas për këtë rast.

Andaj, është humane dhe ligjore që babi ta ketë fëmijën e tij afër vetës, në këtë rast Shkelzim Murtezi djalin e tij “Ilirianin”, dhe të përkujdeset për të mirë që ai të rritet në mënyrë të sigurt lirshëm si të gjithë fëmijët e tjerë.

...

Share.

Leave A Reply