Wednesday, August 15

Salah te Liverpool; më i mirë se Ronaldo, Bale, Suárez apo Henry…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ai është i uritur për tituj dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet. Salah beson në atë që po bëjmë te Liverpool dhe dëshiron të vazhdojë”. Jurgen Klopp e fitoi “titullin” e tij të parë me Liverpool më 23 qershor. Salah, pas shkëlqimit në Romë, nënshkroi për “Reds”, me kërkesën e shprehur të trajnerit gjerman.

Dhjetë muaj më vonë, egjiptiani sapo është emëruar lojtari më i mirë në Premier League nga PFA (Shoqata e Futbollistëve Profesionistë), pas thyerjes së të gjitha rekordeve, në një sezon të mrekullueshëm. As Cristiano Ronaldo, as Bale, as Suárez, as Shearer, nuk u dëshmuan në këtë mënyrë, në sezonet e tyre të para respektive.

Rishtari më i mirë në historinë e golave të Liverpool në erën e Premier League, me më shumë gola me këmbën e majtë, lojtari me efikasitetin më maksimal në një ndeshje të Premier League (katër gola kundër Watford), më më shumë gola në një ndeshje të Premier League me “Reds”, golashënuesi më i mirë afrikan në një sezon…

Të gjitha këto rekorde e bëjnë të ndriçojë Salah, në një sezon, në të cilin ai ka qëlluar për t’u bërë golashënuesi më i mirë i klubit të tij në një sezon të Premier League. Në qoftë se ju thirrni në mendje historinë, Luis Suarez (31 gola) ishte golashënuesi më i mirë në historinë e një sezoni të Premier League për skuadrën nga “Anfield”.

Nëse shënon edhe tre gola më tepër, egjiptiani do të jetë i barabartë me Shearer dhe Andy Cole (për mesastaren e golave), me 41 gola në 46 ndeshje, një mesatare prej 0.89 golash për lojë. Vetëm Sam Raybould (0.94 gola për ndeshje, në 1902-03), Jack Parkinson (0.94 gola për lojë, me 30 gola në 32 ndeshje, në sezonin 1909-10) dhe Roger Hunt (0.91 gola për lojë, me 42 gola në 46 ndeshje, në sezonin 1961-62) do të mbeteshin si rekorde për t’u përmirësuar nga Mohamed Salah.

Ai u përzgjedh lojtari i muajit në nëntor, dhjetor, shkurt dhe mars në Premier League, edhe tri herë nga PFA. Me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur në kampionatin anglez, Salah ka shifra tronditëse: 31 gola në 33 ndeshje, që është mesatarisht 0.94 gola për lojë. Nga këta, ka shënuar: 2 gola me kokë, 5 gola me këmbën e djathtë, 24 gola me të majtën dhe vetëm 1 gol nga penalltia.

Me 132 goditje drejt portës në total, nga të cilat 64 prej tyre kanë përfunduar në gol, egjiptiani ka një saktësi në masën 48%. Me 9 asiste, ai është asistuesi i gjashtë më i mirë në Premier League. Në total, egjiptiani ka luajtur 46 duele në Premier League, duke realizuar 33 gola, ose mesatarisht 0.72 gola për ndeshje. Salah regjistron 27 fitore, në mes Liverpool dhe Chelsea.

Nga Norman Hunter në vitin 1974, emra si Kevin Keegan, Kenny Dalglish, Ian Rush, Eric Cantona, Alan Shearer, Dennis Bergkamp, ​​Ruud van Nistelrooy, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo, Ryan Giggs, apo më shumë kohët e fundit lojtarë si Gareth Blale, Luis Suarez dhe Eden Hazard, e kanë marrë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga PFA.

Megjithatë, Shearer dhe Andy Cole mbeten për t’u mposhtur me rekordet e tyre, sa iu takon golave të shënuar në një sezon në Premier League. Megjithatë, lojtari egjiptian ka ende tri ndeshje përpara, për t’u bërë një legjendë.

Alan Shearer e udhëhoqi Blackbourn Rovers në Premier League e parë në sezonin 1994-95 dhe u bë golashënuesi më i mirë i sezonit në Angli. Me 34 gola në 42 ndeshje, sulmuesi më fjalë pati një mesatare finalizimi prej 0.81 gola për ndeshje. Gjithashtu, ai regjistroi edhe 13 asiste.

Van Nistelrooy, në sezonin 2000-01 shënoi 23 gola në 32 ndeshje, me një mestare prej 0.72 gola për lojë. Po ashtu, në atë sezon debutues, ish-sulmuesi holandez asistoi 4 herë. Tek Arsenali, Thierry Henry e fitoi këtë çmim, falë 30 golave ​​të tij dhe 6 asisteve. Francezi shënoi mesatarisht 0.81 gola për lojë.

Cristiano Ronaldo, i cili fitoi Premier League dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2007-08, mori çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, me 31 gola në 34 ndeshje, në kampionatin anglez. Ai pati një mesatare finalizimi prej 0.91 gola për ndeshje. Regjistroi 6 asiste dhe 4 penallti të realizuara me sukses.

Van Persie, në sezonin e tij të fundit me Arsenalin, e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë falë shënimit të 30 gola dhe dhënies së 9 asisteve në 21 ndeshje, me një mesatare prej 0.79 gola për lojë. Fituesi më i fundit i këtij çmimi me Liverpool, Luis Suárez, arriti kuotën e 31 golave në 33 ndeshje, me një mesatare prej 0.94 gola për lojë dhe 12 asiste.

Një tjetër fitues i shquar i këtij çmimi ishte Gareth Bale. Uellsiani e mori atë dy herë, në sezonin 2010-11 dhe në sezonin 2012-13. Në sezonin e tij më të mirë, i fundit, ai shënoi 21 gola në 33 ndeshje, që është mesatarisht 0.64 gola për lojë. 44% e goditjeve drejt portës përfunduan në gol, duke llogaritur edhe 4 asiste.

Salah, i cili e udhëhoqi Egjiptin drejt kualifikimit në Botërorin e Parë të tij, pas 30 vitesh mungesë, me një gol të minutës së fundit kundër Kongos, me penallti, në minutën e 95-të, ka shënuar 35 gola në 37 paraqitjet e tij të fundit, në të gjitha garat. Këtë të martë ai do të marrë pjesë për herë të parë në jetën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kompeticion në të cilin ai ka shënuar 8 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit të Jurgen Klopp.

...

Share.

Leave A Reply