Wednesday, August 15

Shkëndija, kampion i Maqedonisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.

Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon, duke mposhtur dhe nxjerrë nga të gjitha objektivat skuadrën krenari të Maqedonisë, Vardarin.

Në stadiumin e Tetovës, skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani mposhti sot 2-0 Shkupin dhe siguroi titullin kampion, teksa tashmë mund të përqendrohet te Kupa, ku është kualifikuar për në finale, transmeton TCH.

Skuadra e Tetovës ka treguar një organizim shumë perfekt këtë sezon, teksa ka afruar një sërë futbollistësh me eksperiencë, duke mos diskutuar për asnjë moment titullin.

Tifogrupi ‘Ballistët’, lojtarët, presidenti dhe i gjithë stafi drejtues, u përfshinë në festë, pas përfundimit të ndeshjes së sotme me Shkupi

...

Share.

Leave A Reply