Sunday, May 27

Gjëja e fundit që do donit të shihni në bregdet, është një fokë që ‘kërcënon’ me thikë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Claire Simeone është mirëmbajtësja e një rezervati në Havaii, që ka parë nga afër një fokë të vogël, që mbante në gojë një thikë.

Derisa ishte ndarë prej grupit dhe qëndronte në breg, gjallesa dukej sikur kërcënonte me armën që gjeti, para se t’i binte në ujë.

“Fokat e reja në moshë, janë të pavetëdijshme për objektet e rrezikshme që gjejnë dhe nuk hezitojnë t’i përdorin. Mirë që shpëtoi pa u lënduar”, ka thënë Simeone.

Shikuesit e videos së postuar më poshtë, kanë thënë se kjo do ishte gjëja e fundit që do prisnin të shihnin në ndonjë bregdet.

Situatën e bënë edhe më të pazakontë, fakti që fokat kanë natyrë të butë dhe aspak armiqësore.

...

Share.

Leave A Reply