Wednesday, August 15

Mësojeni tani! Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumica prej nesh nuk ka ndonjë dashuri të madhe për të dielën dhe kjo më së shumti sepse të dielat kalohen me ankthin e çuditshëm se një javë e re po nis dhe kërkon angazhim e përgjegjësi të plota.

Megjithatë, sipas një studimi të “monster.com” nëse do t’i referoheshim gjërave që njerzit e suksesshëm bëjnë gjatë ditës së diel do të vinim re se në fakt kjo mund të jetë dita më produktive e javës.

Dhe kur mendojnë kështu njerëzit e suksesshëm, çfarë na mbetet ne të tjerëve për të mos i ndjekur këshillat e tyre?

Të dielave duhet të kaloni kohë potenciale me familjarët tuaj. Tregojini njëri tjetrit gjithçka s’keni mundur t’i tregoni gjatë javës.

Planifikoni diçka të këndshme, mund të jetë piknik, një drekë jashtë, një ngjitje në mal: gjithçka që do jua zbukuronte ditën.

Organizoni në kokën tuaj se çfarë do të donit të arrinit në javën që vjen dhe do të ndiheni sikur i keni gjërat tërësisht në vijë.

Mos e lini aktivitetin fizik të dielave, kështu do të dembeloseni dhe do të ndiheni edhe më keq.

Lexoni ndonjë artikull interesant në internet që nuk keni pasur kohë ta lexoni gjatë javës.

Bëni punë vullnetare, çfarëdoqoftë do ju bëjë të ndiheni sikur jeni mjaft të nevojshëm për komunitetin ku jetoni.

...

Share.

Leave A Reply