Wednesday, May 23

Fansat e Liverpoolit kanë mbetur të shokuar me atë që ka thënë Fernandinho para ndeshjes…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester City futet në ndeshjen e dytë të Champions Leagues kundër Liverpoolit duke e ditur se ka nevojë për një mrekulli.

Skuadra e Pep Guardiolas u fut në këtë përballje duke e ditur se është favkoriti për të avancuar tutje, por ”Qytetarët” u ‘demoluan’ totalisht nga kundërshtari, transmeton FutbollFanatik.

Golat nga Mohamed Salah, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Sadio Mane ia siguruan Liverpoolit një fitore prej 3-0.

Jurgen Klopp i ka shëndrruar ”Të Kuqtë” në një skuadër të jashtëzakonshme futbolli.

Të inspiruar nga klasi i Mane, Salah dhe Roberto Firmino në sulm, shumë besojnë se Liverpooli e ka lojën më të bukur në Premier League.

Dhe kanë çdo arsye për ta besuar këtë. Por është gjithashtu e qartë se skuadra e Klopp ka edhe disa kritika.

Duke folur para ndeshjes të së martëS në ”Etihad,” mesfushori i Cityt, Fernandinho tha se Liverpooli është një skuadër që luan me ”topa të gjatë.”

”Ne luajtëm kundër tyre tre herë këtë sezon. I mposhtëm 5-0 në shtëpi… Ata janë një skuadër që luajnë me topa të gjatë.”

Në rregull atëherë, Fernandinho.

Është e qartë se ai nuk ka shikuar asnjë ndeshje të Liverpoolit këtë sezon.

Skuadra nga ”Merseyside” ak shënuar 75 gola këtë sezon, vetëm City ka shënuar më shumë.

E drejtë të themi se komentet e brazilianit kanë shkaktuar konfuzitet në rrjetet sociale. //FutbollFanatik//

...

Share.

Leave A Reply