Wednesday, June 20

Driblimi i vitit në futboll

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja e vitit në futboll, është parë atje ku më së paku do të mund ta prisnit, në futbollin e femrave.

Futbollistja e skuadrës Levante dhe reprezentuesja e Portugalisë, Jessica Silva, ka bërë një lëvizje e cila ndoshta edhe nuk është parë më parë në futboll.

Kjo ndodhi derisa përfaqësuesja e Portugalisë në futbollin e femrave ishte duke e zhvilluar ndeshjen kundër Belgjikës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futbollin e femrave.

Ndeshja u zhvillua pak ditë më parë dhe përfundoi me barazim 1-1 në Belgjikë dhe pikërisht depërtimi i portugezes Silva në lojën shtesë, solli një ndërhyrje me ç’rast u akordua penallti dhe Portugalia barazoi rezultatin. /Insporti.com

...

Share.

Leave A Reply