Wednesday, August 15

Snapchat vjen me risi, provojeni tani!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Snapchat prezantoi një risi të re, përdoruesit mund të realizojnë video thirrje me 16 miq njëherazi.
Madje ata që kërkojnë më shumë hapësirë, Snap gjithashtu mundëson realizimin e thirrjeve me zë deri me 32 pjesëmarrës.

Kjo risi është mjaft e lehtë për tu përdorur. Thjeshtë klikoni ikonën e video në një bisedë në grup, ose mund të filloni një bisedë me ca persona dhe të tjerët ti ftoni më pas.

Dhe ashtu siç mund tu shkojë mendja, filtrat e mrekullueshëm të Snapchat do të jetë të disponueshme edhe për bisedat në grup me video.

Një opsion për kalimin nga video-ja në audio dhe anasjelltas gjithashtu do të jetë prezent.

Për herë të parë bisedat në grup me tekst, audio dhe video gjetën rrugën për në Snapchat në 2016-ën. Atë kohë kompania ishte në kërkim të formave të reja të komunikimit për përdoruesit.

Sot Snap thotë se komuniteti i Snapchat kryen miliona thirrje çdo ditë.

...

Share.

Leave A Reply