Wednesday, June 20

Gyleni reagon pas deportimeve të njerëzve të tij nga Kosova

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kleriku Fetullah Gulen ka komentuar për herë të parë arrestimet dhe deportimet e njerëzve të tij nga Kosova gjatë një operacioni që u zhvillua të enjten e kaluar nga Shërbimi Sekret Turk ku ishte involvuar edhe pala kosovare.

Në një intervistë me incizim të dobët, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.

“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan banditizëm i pastër. Në Mianmar është banditizëm i pastër”, ka thënë Gulen.

Imami i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në ekzil në SHBA nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa pucit të vitit 2014.

Po ashtu Gulen nuk ka thënë ndonjë fjalë të ashpër ndaj Kosovës për dallim nga familjet e gylenistëve, të cilat sot thanë se Kosova veproi si një shtet vasal.

...

Share.

Leave A Reply