Wednesday, June 20

Hashim Thaçi e godet Ramush Haradinajn për Gjuriqin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjuric ishte mysafir i Milan Radojcic, mikut të Kryeministrit Ramush Haradinajt. Në një konferencë për media, Thaçi disa herë u është drejtuar udhëheqësve të Shtetit të mos u ikin përgjegjësive duke deklaruar se nuk janë të njoftuar por të marrin përgjegjësi. Në këtë formë, Presidenti ka dalë kundër Shefit të Qeverisë edhe sa i përket ardhjes së Gjuricit në Kosovë.

Hashim Thaçi ka thënë se është shqetësuese qysh Marko Gjuric një ditë para se të arrestohej kishte fjetur në banesën e mikut të Ramush Haradianjt, Milan Radojcic në Veri të Kosovës.

Ka thënë se problemi më i madh për Shtetin ishte se pse dikush ishte i njoftuar për këtë hyrje ilegale dhe nuk kishte marrë përgjegjësi.

“Doli dicka tjetër. Doli se Gjuric ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë. Ka fjetur në banesën e Milan Radojcic… disa mekanizma institucional kanë qenë të informuar për këtë”, ka thënë Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme ku ka folur për kidnapimin e pastaj dëbimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njeh dhe takohet me Milan Radojcicin me të cilin flasin për problemet e serbëve të Veriut. Ndërkohë, Presidenti i Shtetit edhe më herët kishte kërkuar arrestimin e Radojcicit si i dyshuar i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Sidoqoftë, Presidenti ka vazhduar të lëshojë akuza në drejtim të udhëheqësve të Shtetit, të cilat kanë deklaruar se nuk po janë të njoftuar për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë.

“Prandaj, përgjigje nuk është se di, se di, se di. Përgjigja duhet të jetë e di dhe e marrë këtë masa”, ka thënë Presidenti Thaçi.

“Çkado që ka ndodh mbaj përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai.

“Kur vjen puna te siguria kombëtare unë marrë përgjegjësinë ligjore.

Raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt janë prishur prej momentit kur është arrestuar Gjuric pa dijeninë e Kryeministrit.

Haradinaj ishte lënë në terr informativ edhe kur ishin arrestuar e dëbuar gjashtë qytetarët turq pa përfillur asnjë procedurë.

...

Share.

Leave A Reply