Sunday, May 27

31 sponsorët që kanë bërë Cristiano Ronaldo-n atletin më të paguar në botë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Cristiano Ronaldo me shumë mundësi është sportisti më komercial i planetit dhe markat më të mira vihen në radhë për yllin e Real Madrid.

Në total, pesë herë fituesi i Ballon d’Or ka 31 marrëveshje sponsorshipi dhe të gjitha kontribuojnë për ta bëjë atletin më të paguar të planetit.

Nuk ka rëndësi se çfarë industrie, markat më të suksesshme do të jepnin gjithçka për Ronaldo-n, qoftë kompania e çelikut egjiptiane apo kompania farmaceutike Abbott Laboratories.

Megjithëse shifrat e të gjithë sponsorëve nuk disponohen nga askush përveç tij, partneri më i madh i Ronaldo-s është Nike.


Gjigantët e artikujve sportivë i paguajnë ambasadorit të tyre 25 milionë euro në vit pasi nënshkroi për të parën herë me ta në 2003.

Castrol është një tjetër kompani që ka marrëveshje të shumta me portugezin gjatë karrierës së tij të mrekullueshme.
Kompania e telekomunikacionit ZTE gjithashtu bashkoi forcat me Ronaldo-n në 2017 dhe i jep 4 milionë euro në vit.

Toyota është gjiganti i fundit global që nënshkroi me Ronaldo-n në 2018 dhe ai mbetet favorit për të qenë sërish në krye të listës së atletëve më të paguar edhe për këtë vit.

Kur të varë këpucët do të ketë shumë mundësi të tjera për të shfrytëzuar thjesht pasi ai do të mbetet një nga lojtarët më të mirë të historisë.

Marrëveshjet e sponsorshipit të Ronaldos në karrierën e tij

...

Share.

Leave A Reply