Sunday, May 27

HISTORIKE: Ky është rekordi që theu Kosova pas fitores ndaj Burkina Fasos

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Burkina Fasos.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, pak kilometra larg Parisit, në kuadër të ndeshjeve miqësore, shkruan GazetaBlic

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Kosovën.

Përfaqësuesja jonë nuk kishte arritur asnjëherë më parë të shënoj tre fitore me radhë.

Që pas përfundimit të eliminatorëve për Botërorin Rusia 2018, Kosova nuk di të ndalet me fitore.

Fillimisht ‘Daradanët’ kanë fituar ndaj Letonisë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me rezultatin 4-3, pastaj ndaj Madagaskarit me 24 mars me rezultatin minimal 1-0, ndërsa sot fitoi ndaj Burkina Fasos me rezultatin 2-0./GazetaBlic/

...

Share.

Leave A Reply