Friday, August 17

Griezmann ka një lajm të keq për Manchester Unitedin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Griezmann dëshiron që e ardhmja të zgjidhet para Kupës së Botës.

Antoine Griezmann ka thënë se do të dëshironte të luajë në një skuadër me Paul Pogban çdo ditë, por ylli i Atletico Madridit insiston se nuk dëshiron të transferohet te Manchester United.

Përveç “Djajve të Kuq”, Barcelona është skuadra që interesohet më së shumti për Griezmannin. Madje mediat spanjolle e quajnë si punë të kryer kalimin e francezit në “Camp Nou”.

“E ardhmja ime do të vendoset para Kupës së Botës. Dua të shkoj në Rusi me mendje të qartë, është diçka që të gjithë e duan”, tha Griezmann.

“I kam thënë motrës se, edhe nëse rri apo largohem, më duhet të vendosi para Kupës së Botës”.

Ndërsa ai beson se do të ishte fantastike të luajë me Pogban çdo ditë, por që kjo nuk do të thotë se e dëshiron kalimin në “Old Trafford”.

“Nëse do ta bënim këtë çdo ditë”, tha Pogba për Canal+, kurse Griezmann u përgjigj: “Do të ishte fantastike”.

“Por kujdes, nuk do të thotë se dua të shkoj te Manchester United”, shtoi francezi.

Griezmann ka shënuar 23 gola në 38 ndeshje këtë edicion për Atleticon. /Gazeta Express/

...

Share.

Leave A Reply