Wednesday, May 23

Në këtë vend po bie borë e portokalltë – pamje ‘apokaliptike’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një fenomen i çuditshëm hidrometeorologjik ka ndodhur në disa qytete të Rusisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në shtetin me territorin më të madh në botë ka rënë borë e portokalltë.

Resoret e skijimit dukeshin sikur të ishin mbuluar me rërë plazhi.

Shkencëtarë nga Qendra e Soqit për Hidrometeorologji kanë shkuar në vendet ku ka rënë kjo borë.

Ata kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur një stuhi rëre nga Sahara drejt Rusisë, e cila më pas ka rënë në formë shiu mbi Rusi – duke e mbuluar borën me grimca të vogla rëre të Saharës dhe duke i dhënë borës ngjyrën e portokalltë.

Turistët në Soqi të Rusisë kanë shpërndarë fotografi të fenomenit.

Megjithatë, një fenomen i tillë kishte ndodhur edhe më parë në Siberi, në vitin 2007.

Raportohet se stuhia e rërës, përveç Rusisë, ka kapur edhe qytete të Bullgarisë, Ukrainës, dhe Rumanisë, duke e shkaktuar të njëjtin fenomen sikur në Rusi.

...

Share.

Leave A Reply