Wednesday, June 20

E turpshme: FSK-ja mbetet pa municion…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbetur pa municion luftarak. Shkaku i dallavereve në tenderin mbi 2 milionë eurosh, të evidentuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ushtarët e ardhshëm të Kosovës nuk kanë me çfarë të gjuajnë.

Gjykata e Tenderëve, sic njihet ndryshe OSHP, ka gjetur se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa të drejtë ia ka dhënë tenderin, në vlerë prej 2.3 milionë euro, për furnizim me municion kompanisë “Katana”, e afërt me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nga radhët e AAK-së, shkruan Infokusi.

Ndërkaq, ishte eliminuar nga gara kompania “Lenti & Fiocchi Munizioni” që ishte gati gjysmë milioni euro më e lirë në këtë garë.

Kjo e fundit kishte bërë ankesë në OSHP duke ngritur shqetësimin se tenderi i ishte dhënë poligonit të shenjtërisë “Katana” edhe më shtrenjtë se që kishte planifikuar të shpenzoi Ministria e FSK-së

Me këto para MFSK-se planifikonte të blejë Municion luftarak ( kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M855 Ball; municion kalibri 9x19mm), si dhe municion manovrues (kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M755 Blank).

Ky furnizim thuhet se “do të bëhet për nevojat e FSK-së me qëllim të përmbushjes së detyrimeve sipas misionit në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni kushtetues që ka FSK-ja”, thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit./Infokusi/

...

Share.

Leave A Reply