Saturday, September 22

Zgjedhje e “çuditshme” e Antonio Conte në formacionin për sonte kundër Barcelonës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte tashmë ka vendosur të lë në bankë rezervë Alvaro Moratan për ndeshjen e sontme kundër Barcelonës, raporton Tuttosport.

Gazeta italiane raporton se Eden Hazard, Willian dhe Pedro do ta udhëheqin sulmin e ”Të Kaltërve,” transmeton FutbollFanatik.

Megjithatë, italiani është ende në dyshim në lidhje me disponueshmërinë e Antonio Rudiger, i cili nuk është 100% i gatshëm.

Sipas gazetës së lartëpërmendur, Conte do ta ketë në dispozicion të paktën si rezervist Rudigerin derisa Gary Cahill mund ta zëvendësojë atë nga fillimi.

Andreas Christiensen dhe Cesar Azpilicueta do ta kompletojnë treshen e mbrojtjes, gjithnjë sipas gazetës.

Ish-trajneri i Juventusit ishte kritkuar shumë që po luan pa sulmues tipik duke e inkuadruar Hazard si 9-sh fals, por duket se të njejtës skemë ai do t’i besojë edhe sonte.

Chelsea ka nevojë për një fitore ose barazim me dy gola ose më shumë për tu kualifikuar në raundin e tjetër të Champions Leagues.

Chelsea pati një paraqitje shumë pozitive në ”Stamford Bridge” tre javë më parë, në fakt një gabim individual ia pamundësoi skuadrës londineze fitoren në fund. /FutbollFanatik/

...

Share.

Leave A Reply