Saturday, September 22

Një lojtar më pak për Tottenham? E thërrasin në atdhe për shërbimin ushtarak, rrezikon të lërë skuadrën!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Totenhemit rrezikon të humbasë një nga sulmuesit e saj për shkak se detyra ushtarake e thërret. Është fjala për koreano-jurgorin Son, i cili rrezikojn të mos luajë futboll për 2 vite për shkak të ligjit në vendin e tij. Të gjithë meshkujt nën 28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

Kjo do të thotë që Son të mos jetë pjesë e ekipit në dy sezonet e ardshme të tij. Megjithatë mediat ndërkombëtare shkruajnë se sulmuesi e ka një mundësi për t’ju shmangur këtij detyrimi. Ligji krijon një klauzolë që shmang nga shërbimi I detyruar vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se, nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u bashkohet Forcave të Armatosura të vendit të tij.

Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën, e ajo që duhet të bëjë është që të përsërisë rezultatin e Kupës së Botës së vitit 2002, kur arriti deri në gjysmëfinalet e atij turneu.

...

Share.

Leave A Reply