Saturday, September 22

Ja shuma marramendëse që duhet të paguajë Dortmund për të blerë Michy Batshuayi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Borussia Dortmund duhet t’i paguajë Chelsea-t 65 milionë euro këtë verë për të blerë përfundimisht Michy Batshuayi.

Sulmuesi belg ka qenë një zbulim që kur mbërriti në Bundesliga në janar, duke shënuar shtatë gola me fanellën e Dortmund.

Kjo përfshin dygolëshin që i dha fitoren të dielën ndaj Eintracht Frankfurt.

Sipas gazetës gjermane Bild, Dortmund duhet të paguajë 60 milionë euro për të blerë përfundimisht Batshuayi këtë verë.

Marco Reus është një nga shokët e ekipit që mezi pret të ndodhë kjo gjë: “Do të isha shumë i lumtur nëse Michy do të qëndronte.

“Ai ka treguar se mund të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj ta mbyllim sezonin mes katër më të mirëve.”

Batshuayi ka shtuar: “Ndihem shumë mirë këtu, por kjo është një çështje mes Dortmund dhe Chelsea.”

...

Share.

Leave A Reply