Monday, June 18

Arrestohet futbollisti i AS Roma, akuzohet për grabitje të armatosur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

22 vjeç, kartonin e tij e ka në pronësi Roma, por edhe një histori shumë e dyshimtë që duhet ende të sqarohet.

Bëhet fjalë për Ismaili H’Maidat, holandez me origjinë marokene i arrestuar në Belgjikë me akuzën që ka marrë pjesë në pesë grabitje me armë zjarri.

Shtypi vendas ka cituar burime nga prokuroria sipas të cilave H’Maidat ka marrë pjesë me një pistoletë gjatë disa vjedhjeve nëpër pika karburanti, kazino, dyqan këpucës dhe në dy supermarkete.

Me menaxher Mino Raiola, H’Maidat nuk e ka veshur kurrë fanellën e Romës, që e kishte marrë nga Brescia në këmbim të Ndoj dhe Somma.

Ai u huazua me radhë te Ascoli, Vicenza, Olhanense dhe aktualisht në Belgjikë te Westerlo.

Në janarin e kaluar klubi belg e përjashtoi sepse nuk u prezantua në stërvitje disa herë, pa arsye.

Askush nuk dinte gjë për të deri në momentin e arrestimit. Vëllai i tij luan me ekipin U-16 të Juventus në Itali.

...

Share.

Leave A Reply