Saturday, September 22

Ngjarja më e rëndësishme në lajmet e RTK-së – promovimi i biografisë së Thaçit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përkundër problemeve me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës në rrafshin politik dhe social, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e ka nisur edicionin e sotëm të lajmeve me një storie dedikuar librit të presidentit Hashim Thaçi, i cili dyshohet të jetë paguar me para të shtetit.

RTK i ka kushtuar shumë vëmendje librit biografik të presidentit Thaçi, i cili është promovuar sot në Londër të Britanisë së Madhe.

Në praninë e ministrit për zhvillim nderkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretarit të NATO-s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetëve, akademikëve, historianëve, diplomatëve, gazetarëve dhe mysafirë të tjerë, presidenti i Thaçi ka falënderuar autorët dhe botuesin që besoi në këtë libër, në rëndësinë e rrëfimit të së vërtetës rreth Kosovës.

“Falënderoj Lordin Robertson i cili e lexoi librin herët dhe erdhi këtu sot në prezantimin e librit. Kosova gjithmonë do ta kujtojë Lordin Robertson, sepse ai ishte person kyç në kohëra vendimtare për ta ndihmuar Kosovën të bëhej një vend i lirë dhe demokratik”, ka shtuar ai.

Presidenti ka folur edhe për rolin e Britanisë së Madhe në lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit në Kosovë.

“Më 17 shkurt, Kosova festoi 10-vjetorin e pavarësisë. Sot, ne duhet të kujtojmë se ishte Britania e Madhe njëra nga avokueset dhe më të rëndësishme për solidaritet me kosovarët kundër dhunës brutale të diktaktorit serb Sllobodan Millosheviq”, ka thënë ai.

Ish-prokurori i Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Geoffrey Nice, i cili ishte kontraktuar nga presidenti i Kosovës për të punuar lidhur me librin autobiografik të tij, ka thënë se Hashim Thaçi e ka paguar me para të shtetit librin autobiografik të shkruar nga dy gazetarët Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Unë, duke m’u kërkuar, kam ndihmuar shkrimtarët e librit biografik të Hashim Thaçit, me historinë e akuzave të trafikimit të organeve, duke menduar se historia nuk ishte vetëm për Hashim Thaçin, por për popullin e Kosovës”, kishte thënë Nice, në një letër që i kishte dërguar javën e kaluar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

...

Share.

Leave A Reply