Saturday, September 22

Molliqaj i bindur se Aida Dërguti nuk do t’i bashkohet PDK-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dorëhequrit nga pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar pavarësisht zhvillimeve të fundit. Lidhur me takimit mes Aida Dërgutit dhe Xhavit Halitit për të cilin ka raportuar Insajderi, ka reaguar deputeti Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka vlerësuar lartë angazhimin e Dërgutit duke theksuar se është njëri prej njerëzve që lufton krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Molliqaj më tej ka thënë se e ardhmja do të dëshmoi se Dërguti nuk do t’i bashkohet asnjëherë PDK-së.

“E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre. Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sot në media u raportuar për një takim të dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërgutit. Por, Kuvendi përmes një njoftimi sqaroi takimin e dyshes, duke thënë se kanë pirë kafe derisa po prisnin të aplikojnë për vizë britanike.

...

Share.

Leave A Reply