Saturday, September 22

272 kilogramëshja: Doja të haja dhe hëngra

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tamy Lyn Murrell është një 45-vjeçare, e cila peshon plotë 272 kilogramë dhe vijon të jetë e martuar me bashkëshortin e saj, edhe pse shprehet se mes tyre nuk ka më dashuri. Ai vijon t’i qëndrojë pranë, pasi ndjen keqardhje për bashkëshorten dhe deri më tani është i vetmi person që mund të kujdeset për gruan obeze.

Në media ajo është shprehur se gjithçka mori për keq në jetën e saj pasi i ati i vdiq. Ai pësoi infarkt në derën e shtëpisë së tyre dhe më tej e ëma ra në depresion, duke bërë kështu që vajza të rritej duke ngrënë në mënyrë të shkujdesur gjithçka që i dilte përpara, e më së shumti, ushqime-mbeturina.

Ajo tregon:

Kur babai më vdiq, nëna zuri shtratin pasi e zuri depresioni. Ishte njësoj sikur ta humbja edhe atë. Haja çfarë të doja, kur të doja. Ushqimi ishte miku im, prindi im dhe i dashuri im. Mamaja më jepte paratë për pazar dhe unë blija çokollata, akullore e çfarë të më kapte dora. Haja aq shumë, sa më vinte për të vjellë. Doja të haja dhe hëngra”.
Jeta e 45-vjeçares është kthyer në ferr, edhe pse ka një fëmijë nga martesa me bashkëshortin. Ka qenë pesha e tepërt, e cila i shkatërroi marrëdhënien me të shoqin, ndërsa vetë gruaja thotë se nuk po jeton, por vetëm po zvarritet mbi tokë.

...

Share.

Leave A Reply