Saturday, September 22

Lista Serbe falënderon VV-në

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lista Serbe në Kamenicë, nëpërmjet llogarisë së vet në rrjetin social Facebook i ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe AAK-në për vullnetin e tyre për integrimin e serbëve dhe e kanë përshëndetur votimin e Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të Kamenicës.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kamenicës me 14 vota PËR, 9 abstenime dhe tri vota kundër zyrtarisht është zgjedhur Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të komunës për komunitete”, thekson Lista Serbe, shkruan lajmi.net.

Tutje kjo parti thotë se Lista Serbe se bashku me komunitetet tjera në komunë falënderon pushtetin aktual që e përbëjnë VV dhe AAK në dëshirën politikë për integrimin e pakicave në pushtetin ekzekutiv të komunës.

Kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje (pjesë e grupit rebel brenda kësaj partie), kurse nënkryetar i parë është Faton Jakupi nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK. /Lajmi.net/

...

Share.

Leave A Reply