Monday, June 18

Kur ishte 2 vjeç pinte 40 cigare në ditë, e pabesueshme si duket sot ky fëmijë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Varësia ndaj duhanit është një ndër më të vështirat për t’u hequr dhe sigurisht më të dëmshmet.

Ju kujtohet historia e djalit indonezian i cili në moshën 2-vjeçare tymoste deri në 40 cigare në ditë?! Në periudhën kur mediat e publikuan rastin e Ardi Razi, të gjithë reaguan me shqetësim, aq sa edhe qeveria indoneziane urdhëroi që djali të merrej nën mbikëqyrjen e një specialisti për rehabilitim dhe për pastrimin e trupit të tij nga nikotina.

Pasi u shtrua në një qendër rehabilitimi dhe qëndroi për disa javë, më në fund mjekët arritën që t’ia hiqnin këtë ves dhe përmes seancave psikologjike së bashku me nënë e tij, arritën që ta ndërgjegjësojnë të ëmën për dëmet që po i shkaktoheshin të voglit të saj.

Por aty ku u duk se gjërat u përmirësua dhe Ardi hoqi dorë nga varësia për cigaren, ai filloi një tjetër varësi, e kësaj herë ishte ajo për ushqimin.

Në dy vite ai arriti të kalonte mbipeshë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tij. Në moshën 6- vjeçare, prindërit menduan se ishte momenti që duhej të këshilloheshin me një mjek, dhe pasi mjeku dietolog u dha udhëzime strikte për mënyrën e të ushqyerit, pas një viti ai arriti që të zbriste në një peshë normale.

Sot në moshën 7-vjeçare ai është një fëmijë i shëndetshëm dhe pa varësi.

...

Share.

Leave A Reply