Friday, August 17

Kuvendi në “gjumë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zvarritja e tepërt e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, Gjykata Speciale dhe inatet personale të partive parlamentare, ka bërë që shumë ligje që janë jetike për qytetarët e vendit të mbesin në sirtarin e Kuvendit.

Madje për miratimin e ligjeve nuk po ka as vullnet politik.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë për Tribuna Channel se gati pothuajse çdo vit, po ndodh që agjenda legjislative e qeverisë të mos respektohet.

Haxhiu shtoi që përveç vonesave për t’i proceduar projektligjet, ato po kanë problem edhe me draftim, siç ka ndodhur së fundmi me projektligjin për pakon e drejtësisë.
Haxhiu tregoi edhe për tri projektligje, të cilat pritet t’i procedojnë këto ditë.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit ka ngelur në kryesi për t’u diskutuar mes grupeve parlamentare, që më pas të procedohet në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës për prolongim të miratimit të ligjeve është kritikuar vazhdimisht këto vjetët e fundit.

...

Share.

Leave A Reply