Monday, June 18

E duan të gjith, por si prodhohet statuja me e kërkuar në botë “Oscar”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ëndrra më e madhe e çdo aktori, regjisori apo kujtdo tjetër në industrinë e filmit, është që të mbajë në duar statujën e famshme, ‘Oscar’, përmes së cilës vlerësohen arritjet në botën e filmit.

Derisa jemi në pritje që Academy Awards t’i ndajë çmimet në edicionin e 90-të me radhë, më poshtë jua sjellim historinë e prodhimit të statujës Oscar.

CW Shumway & Sons nga Batavia në Ilinois i ka prodhuar fillimisht statujat prej bronzi të larë me ar.
Kah mesi i viteve të tridhjeta, statuja filloi të prodhohej me një mbulesë bakri, nikeli argjendi dhe mbi to vendosej një shtresë ari prej 24 karatësh.

Që nga ajo kohë, Oscarët shkëlqyen si përpara kamerave dhe u dhanë edhe më shumë krenari fituesve që i mbanin në rafte apo tavolinat e tyre.

Largimi më i madh nga dizajni tradicional ndodhi në vitin 1939, kur Walt Disneyt iu dha një çmim i dytë nderi. Podiumi ishte prej druri, mbi të qëndronte një Oscar standard dhe krah tij një palë shkallë të vogla druri, ku poshtë tyre gjendeshin shtatë xhuxhë, një homazh i realizimit të Disneyt, “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”.

...

Share.

Leave A Reply