Saturday, September 22

Lista Serbe njësoj si Vetëvendosja: Nuk e voton demarkacionin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Derisa është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, mediet serbe raportojnë se deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojnë këtë projektligj.

Deputetët e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës nuk do ta votojnë Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë deklaruar nga Srpska për agjencinë Tanjug.

Parlamenti i Kosovës në mbledhje të jashtëzakonshme sot do të votojë për propozimin, ndërsa një pjesë e mediave në Prishtinë spekulojnë se Srpska do ta përkrahë atë, shkruan më tej Tanjug.

 
Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.

...

Share.

Leave A Reply