Sunday, May 27

LAJMI I FUNDIT: Qeveria merr këtë vendim për demarkacionin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Kosovës nesër do të mblidhet ku do të bëjë tërheqjen e Projektligjit për Demarkacionin nga Kuvendi.

Burime të Klan Kosovës, brenda qeverisë kanë konfirmuar se pas kësaj do të mbahet një mbledhje tjetër në të cilën do të merret vendim për procedimin e këtij projektligji që i shtohet edhe aneks-marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Në këtë marrëveshje thuhet se do të bëhet korrigjimi dhe rishikimi i vijës kufitare mes të dyja shteteve.

“Kemi humbur gati 3 vjet për këtë dhe ndoshta na shkon edhe një javë, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haradinaj sot gjatë ditës.

“Jemi në proces të zgjidhjes së çështjes së Demarkacionit”.

“Historia do ta tregojë që nga e gjithë kjo ne kemi fituar të drejtën territoriale të vendit dhe lirinë e lëvizjes dhe e kemi nxjerrë Kosovën nga një pozicion shumë i rëndë. Këtë nuk kishim arritur ta bëjmë të vetëm, pa mirëkuptimin e shumë të tjerëve dhe tash ka rëndësi ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, Listës Serbe, Vetëvendosjes dhe çdo deputeti në Kuvend, se është një moment që duhet të jemi të gjithë bashkë”.

...

Share.

Leave A Reply