Wednesday, June 20

James tregon se cili ish blaugran po deshiron ti bashkohet Real Madrid

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditët e fundit është përflitur se Lewandowski ka kërkuar transferimin nga Bayern Munich në Real Madridid, ndoshta kjo mund të ndodhë, por James Rodriguez e di se cili lojtar tjetër e dëshiron kalimin te gjigandi spanjoll.

Ai u ka komunikuar miqve të tij se i është thënë personalisht nga shoku i tij se pëlqen kalimin tek Reali i Madridit. Është mesfushori spanjoll Thiago Alcantara, ai i cili e dëshiron kalimin tek rivali i ish-ekipit të tij të dikurshëm, ekip me të cilin filloj karrierën.


Alcantara ka qenë për një kohë të gjatë në agjendën e klubit mbretëror, dhe ai është i “çmendur” për tu rikthyer në Spanjë.

Edhe vet 26 vjeqari e di se kalimi te Reali nuk është i lehtë, por gjithçka mund të ndodhë pasi që Real Madridi ka përgatitur revolucionin në ekip për verën e ardhshme.

...

Share.

Leave A Reply