Saturday, September 22

ZYRTARE: Evra rikthehet në Premier League

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Patrice Evra edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës angleze, West Ham
West ham ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë francez, Patrice Evra si lojtar i lirë.

Ai muaj më parë ishte liruar nga Marseille, skuadër e cila ia kishte shkëputur kontratën pas përleshjeve që kishte bërë Evra me tifozët vendës.

Sot ai ka nënshkruar kontratë me West Ham deri në fund të këtij sezoni.

“West Ham është i lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar për një kohë të shkurtër me mbrojtësin e majtë, me Patrice Evra”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Evra gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Monaco, Manchester United dhe Juventus. /Express/

...

Share.

Leave A Reply