Monday, June 18

Ja kur dalin jashtë funksionit +377 dhe +386

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kodi tashmë i vjetër telefonik +377 të cilin Kosova e ka përdoruar që nga koha e pasluftës, në qershor të këtij viti do të dal komplet nga sistemi për tu zëvendësuar me kodin e ri shtetëror +383 të caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).

Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP) në një përgjigje për “Indeksonline” ka thënë se deri më 31 Dhjetor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit për rrjetat mobile MCC: 221.

“Me qëllim të implementimit sa më të shpejtë të kodit shtetëror 383 të caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), ARKEP me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka pasur komunikime dhe takime intenzive me operatorët ashtu që realizimi i këtij qëllimi jetik për tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës të jetë sa më i lehtë dhe të gjitha sfidat eventuale gjatë këtij procesi të adresohen saktë përmes aplikimit të masave adekuate rregullatorë dhe teknike”, thuhet në përgjigje.

Plani i Migrimit i miratuar nga ARKEP, ka specifikuar aktivitetet dhe afatet kohore, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë paraqitur në vijim:

1)Më së voni deri më 30 Qershor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit E.164: +383 dhe ndërpriten të gjitha kodet tjera (+377, +381 dhe +386), të cilat përdoren nga rrjetet e telefonisë fikse dhe mobile (Të mos origjinohen dhe terminohen thirrje në këto kode).

2) Deri më 31 Dhjetor 2018 duhet të përfundoj në tërësi implementimi i kodit për rrjetat mobile MCC: 221.

“Për informimin e juaj, deri më tani një numër i konsiderueshëm i operatorëve ndërkombëtar (mbi “200) e kanë hapur trafikun në drejtim të kodit 383, pra është duke u përdorur. Nga komunikimet e vazhdueshme me palët e interesit, në veçanti operatorët, bazuar në raportet periodike të pranuara deri më tani, ARKEP nuk ka vërejtur ndonjë vështërsi të theksuar në implementimin e kodit 383 qe mund te shkaktojnë ndonjë vonese. ARKEP pret që i tërë procesi të përfundoj sipas afateve të specifikuara në Planin e Migrimit”, thuhet në përgjigjen e AKREP.

...

Share.

Leave A Reply