Wednesday, May 23

Rekordet e reja të Amazon

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amazon raportoi ditën e enjte një fitim prej 2 miliard dollarësh, më i madhi në historinë e kompanisë.

Aksionet u rritën me 6%. Shërbimi i shpejtë i dërgesave, shfaqjet ekskluzive televizive, pajisjet e reja Alexa kanë ndihmuar kompaninë të tërheqë abonentë të rinj Prime.

Gjithashtu ulja e çmimeve në tregun e ushqimeve po ndihmojnë kompaninë ndjeshëm. Fitimi i kompanisë u dyfishua në 3.75 dollarë për aksion për tre mujorin e fundit të 2017-ës.

Shitjet u rritën me 38% në 60.5 miliardë dollarë. Të ardhurat nga reklamimi gjithashtu u rritën më 62% në 1.74 miliardë dollarë.

“Projektimet tona për Alexa kanë qenë shumë optimiste dhe deri tani i kemi tejkaluar,” tha ekzekutivi Jeff Bezos.

Bezos i cili zotëron 16% të aksioneve të kompanisë tashmë ka një pasuri me vlerë prej 119 miliardë dollarësh.

Gjatë 2017-ës ai parakaloi Carlos Slim dhe Bill Gates për tu bërë njeriu më i pasur në botë.

...

Share.

Leave A Reply