Wednesday, August 15

Pasi u anulua fluturimi i Markoviq, ja çfarë po ndodh në aeroportin e Prishtinës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës, ka njoftuar se ka pasur anulime dhe vonesa në aterimin e aeroplanëve për shkak të mjegullës.

Për arsye të njëjtë sipas kabinetit qeveritar është anuluar dhe vizita e kryeministrit të Mali të Zi, Dushko Markoviq e paraparë të ndodh sot në Kosovë.

Zyrtari për informim i Aeroportit të Prishtinës, Unidon Krasniqi ka thënë për lajmi.net se janë anuluar dy fluturime njëri për Stamboll dhe tjetri për në Curih të Zvicrës, por që nuk ka dhënë detaje nëse është anuluar edhe fluturimi me të cilin ka pasur të vijë kryeministri malazez, ku për këtë ka thënë se duhet pyetur protokolin e qeverisë.

“Deri tash kanë qenë dy anulime, fluturimi për Stamboll dhe një për në Curih të Zvicres”

“Dy nisje janë realizuar me sukses kanë qenë në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq për të tjerat ose janë anuluar si ato dy paraprake ose ka pasur vonesa”, ka thënë ai.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi e paraparë të ndodh sot është anuluar për shkak të kushteve atmosferike kanë thënë në Qeverinë e Kosovës. Ajo fillimisht ishte shtyrë për dy orë, ku u tha se do të mbërrijë në orën 10:30, ndërsa më pas u bë e ditur se është anuluar në tërësi.

...

Share.

Leave A Reply