Wednesday, May 23

Dy miq si Noizy dhe Blerim Destani!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Noizy dhe Blerim Destani janë miq të mirë me njëri- tjetrin, madje mund t’i quajmë gati të pandarë pasi janë shfaqur bashkë edhe në videoklipet që reperi ka publikuar muajt e fundit. Siç ndodh shpesh, mes dy çunash hidhen baste lidhur me një çështje të caktuar dhe humbësit do i duhet të “paguajë” diçka.

Pikërisht si pasojë e humbjes së një basti, Noizy-t iu desh të priste konfirmimin e Blerimit për të publikuar këngën e tij “Gjuha e kampinoit”. Shumë prej fansave u çuditën kur Noizy shprehej se Blerimi e kishte në dorë se kur duhej publikuar kënga dhe e gjitha kjo sepse thjesht kishte humbur një bast.

Këtë herë dy shokët i kanë vënë vetes një qëllim; të provojnë se kush arrin më shumë rezultate në palestër deri më 31 maj. Noizy ka publikuar në Instagram një foto të Blerimit sot dhe se si do e shohim deri në fund të muajit , si Rocky Balboa. Nga ana tjetër Blerimi ka publikuar një kolazh të Noizy-t dhe personazhit The Rock.

Dy çunat i kanë pritshmëritë goxha të larta për kundërshtarin por le të presim rezultatin, kush do e fitojë

...

Share.

Leave A Reply