Saturday, September 22

Neymar ka një mesazh për Real Madridin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mezi pret duelin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Supersfida e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Paris Saint Germain po afron: madrilenët e parisianët do të ndeshen më 14 shkurt në “Santiago Bernabeu” dhe një lojtar (mbi të gjithë) po e pret me padurim këtë përballje.

Nejmar Jr., në fakt, tha pas fitores së skuadrës së tij ndaj Lilës (3-0, ku braziliani shënoi golin e tij të 18-të sezonal në Francë) në Ligën 1 franceze (dhe tashmë kryesojnë kampionatin me 11 pikë diferencë nga vendi i dytë, se është shumë i lumtur që skuadra e tij do të luajë ndaj “Los Blancos”, transmeton “Panorama Sport”.

“Do jetë një përballje më e bukur se kurrë”, tha Nejmar. “Po e pres me padurim, shpresoj që ajo ditë të vijë sa më shpejt”. “Ylli” brazilian ishte i lidhur me një transferim te skuadra “merengues” në merkaton e janarit, mirëpo këto spekulime janë shuar nga vetë “O’Ney”.

...

Share.

Leave A Reply