Wednesday, May 23

Për ju që dëshironi t’i fshini mesazhet që ja keni nisur ish-it Whatsapp ka një lajm të madh!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mund t’ju ketë ndodhur të jeni me shoqërinë duke pirë disa gota alkool në “club” dhe ashtu në orën 04:00 të mëngjesit të keni menduar për ish-in tuaj. Pak nga efekti i muzikës dhe pak nga efekti i alkoolit ju vendosni t’i dërgoni një mesazh ish-it në Whatsapp. Me siguri pas një ore ose kur jeni kthjelluar disi, do të donit të mos e kishit dërguar kurrë por tashmë s’mund ta ktheni kohën prapa.

Prisni pak, çfarë thamë: “Nuk mund ta kthesh kohën prapa?!” Whatsapp na sfidon të gjithëve duke e shtuar si opsion mundësinë për të kthyer mbrapsht mesazhet, por me disa kleçka të vogla.

Ju mund ta bëni një gjë të tillë vetëm 5 minuta pasi e keni bërë “dërgo” (send) dhe duhet t’i luteni Zotit që marrësi të mos e ketë parë brenda 5 minutave, sepse nëse ndodh kështu nuk mund ta ktheni më mbrapsht.

Por kur e mendon, kush mund të jetë zgjuar në orën 04:00 të mëngjesit për ta parë mesazhin?

...

Share.

Leave A Reply