Saturday, September 22

Cfarë po ndodhë? KFOR-i gjendet në aeroportin e Prishtinës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dështimi i sigurisë në aeroportin e Prishtinës ka bërë që KFOR-i të kthehet aty.

Kështu të paktën shkruan gazetari Mefail Bajqinovci në një postim në facebook.

Ai ka thënë se shumë ambasadorë të huajt po hezitojë të udhëtojë nga aeroporti i Prishtinës.

“KFOR-i ka vendosur të kthehet pas 10 viteve në aeroportin e Prishtinës, arsyeja është dështimi i sistemit të sigurisë nga testimi i bërë kohë më parë”.

“Shumë ambasadorë të huaj që punojnë në Kosovë nuk preferojnë të udhëtojnë nga ky aeroport për arsye të sigurisë”.

Në agjencinë shtetërore për navigacion skandalet nuk kanë të ndalur.Aeroporti i Prishtinës është aeroporti më i pasigurt në Evropë”, ka shkruar ai.

Ditë më parë është raportuar se në aeroportin e Prishtinës gjatë një testimi kishte dështuar sistemi i sigurisë./Lajmi.net/

...

Share.

Leave A Reply