Sunday, May 27

Ky është Azemi që e vrau serbin Dushanin në kohën e Jugosllavisë, sepse ia kishte vrarë gjyshin!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Azem Makolli –Hertica pas 57 viteve fotografohet ne vendin ku e vrau serbin zullumqar Dushanin nga Turuqica.

Perderisa Selman Kadria kendohet ne kenge, dhe pak kush mundet ta kujton si ngjarje te vertet,Azem Makolli i cili veproi po thuajse ne menyrë te njejtë është ende i gjallë.

Azemi keto ditë ishte pikërisht ne vendin e ngjarjes ne Orllan, ku para 57 viteve me saktesisht ne vitin 1961 kishte vra serbin me zullumqar te asaj ane.Kosovalb,com ju sjell foton ekskluzive.Azemi ishte edhe ne truallin e tyre te dikurshem ne Herticë, ku u kendua kenga nga rapsodi i njohur Nezir Ram

(Nezir Rama perveq qe eshte kengetar i mirë ,ai ka qenë edhe sportiste i dalluar dikur.Nje nder karatstet me te mirë te Kosovës)

Shqiptarët gjatë tërë asaj farë Jugosllavie, u vranë, u burgosën, u mbytën me torturë nga hordhitë çetnike vetëm e vetëm të lirohen nga ai okupim njëqindvjeçar. Azemi sa më tepër mendonte, çështja i dukej për herë më ekomplikuar dhe e frikësonte gjithnjë e më tepër, sepse thoshte mos po më pështon pa e vra atë që ia kishte vrarë gjyshin.

Ai kapiten serb që banonte në Orllan në atë Qajrin e kumbullave.Ajo vrasje e gjyshit, Azemit i rrinte në mendje dhe i dukej e tmerrshme, se ai që ia kishte vra gjyshin, jetonte i lirë dhe nuk frikësohej thua ti që s´kishte bërë asgjë. Net të tëra kalonte pa gjumë Azem Makolli duke menduar se si ta vriste dhe kur ta vriste dhe si të dilte prej atyre valëve të rrezikshme të asaj farë Jugosllavie të atëhershme që si kishte as pesëmbdhjetë vite që ishte formuar!

Sa shumë qe pikëlluar kur axha i tij, Bahtiri, i pat treguar se para pesëmbëdhjetë vitesh ai shkau që banonte në Orllan në atë Qajrin e kumbullave ia kishte vrarë gjyshin.

Asaj xhumaje u ngrit si rëndom në mëngjes, e mori revolen dhe e fshiu. E vërejti nënën, duke u përpjekur që ajo të mos e shihte se po e kundronte ashtu dhe nuk do ta lejonte ta bënte atë vrasje se ishte i ri, rreth të tetëmbëdhjetave dhe ishte i fejuar. Nusen e kishte nën unazë dhe verës e kishin ndërmend ta martonin.

Ndoshta nëna iu duk e tillë vetëm pse s´dëshironte ajo ta shihte ashtu në kazamatet e shkaut. Vërejti se në fytyrën e nënës ishin vizatuar do njolla të zeza me gjithfarë formash dhe dukej e rraskapitur se mezi rrinte në këmbë, se ajo kishte dëgjuar se dikush e kishte shti Azemin me e vra atë shka që banonte në Orllan dhe i dhimbsej se djali i ri dhe i fejuar t´ia errësoi jetën veti dhe t´ia shkurtojë jetën të fejuarës së tij e cila ishte duke u çejzuar për martesë.

Nga mërzia për Azemin ajo sëmuret dhe vdes!Azemit një ndjenjë e paanshme iu rrit ngadalë dhe ia përfshiu tërë trupin, i hyri me tërë fuqinë deri në fyt dhe më në fund e vërshoi krejtësisht.

Atëherë nuk mundi të qëndrojë më, prandaj u ngrit ngadalë, i bëri dy-tre hapa nëpër atë dhomën që thonin sivjet në te do t´ia marrim nusen dhe u ndal përseri para saj. E mati edhe një herë shikimin prej kokës deri te këmbët, duke shikuar më së tepërmi trupin e vet, sikur të përpiqej të mos e harrojë atë dhomë që iu duk se nusja ishte brenda.

Ajo duhet lënë atë e të vdesë nga mërzia për të se ai duhej vrarë atë shka që ia kishte vrarë gjyshin para pesëmbëdhjetë vjetësh. Tërë atë ditë Azemi kreu punë pas pune pasi që nesër, të xhumanë, kishte vendosur me rënë në Orllan për ta vrarë atë që ia kishte vrarë gjyshin.

Derisa dielli me ato rrezet e veta tashmë i lëshonte pjerrtas mbi pullazet e shtëpiave të strukura njëra pranë tjetrës në Herticë me ato mure të larta e të vjetra me rrugë të shtrembëruara e ato dyer që drunjta i kishin qitur degët mbi muret e ndërtuara kahherë, të cilat fëmijët me gurë ua kishin qitur edhe gjethet, qielli atë mbrëmje ishte i kuqremtë.

Disa re të vogëla kishin marrë ngjyrë ari të perëndimit të mjegullisur.Ai e shikoi qiellin disi si pa dashur dhe e mati me një shikim largësinë e diellit nga horizanti, që mezi mund të dallohej me ngjyrën e tij pak të errët. Njerëzit nëpër rrugën e shtruar me gurë të rrumbullakët dhe të lëmuar tashmë ishin rralluar. Në mes të atyre gurëve që kaherë ishin vënë pa ndonjë mjeshtri të madhe, kishte mbetur pluhuri i ndrydhur, nëpër të cilin shiheshin një mori gjurmësh, njëra mbi tjetrën.

Dikund kishin mbetur vetëm pjesë gjurmësh, sepse njëra e kishte mbuluar tjetrën, e atë e kishtendrydhur pastaj një tjetër, e asaj i kishte mbetur vetëm një pjesë e që tash as nuk i ngjante gjurmës.Azemit i ranë në sy këto gjurmë që kishin mbetur që nga ajo luftë. Ai që banonte në Orllan ia kishte vrarë gjyshin dhe duke ecur ngadalë nëpër atë pluhur, iu kujtua pa dashur ai shkau, por nuk vonoi e mendimet iu lidhën me ato gjurmë

.Iu kujtua, gjyshi i vrarë, nëna dhe e fejuara që verës mendonte të martohej me të. Kështu edhe njeriu. Sa këmba e ka shkelur këtë tokë, e masandej të gjithë kanë humbur, janë kalbë, janë bërë dhe… pluhur e të tjerët i kanë shkelur. Kanë humbur të parët e mandej kanë ardhur

të tjerët. Kanë shkelur mbi ta e një ditë edhe ata nuk kanë ecur ma…. Po!… Qe kështu ai dikur nga ky e tash ky nga unë. Gjyshi im. Ai vdes e ky farë shkau në Orllan ia zë vendin atij, shkel aty ku ka shkelur gjyshi im dikur. Kështu e paska kjo botë.

Por unë të xhumanë do ta vras këtë e ne do të shkelim këtu ku ka shkelur ky farë qufari. Due me dalë nesër në pazar në Orllan dhe do ta kryej me të!…

Të nesermën pas atyre pak minutave që falej e xhumaja dhe njerëzit nguteshin për të shkuar në treg në Orllan dëgjohen krisma të revoles, që Azemi vret, atë që ia kishte vrarë gjyshin. Turma njerëzish vraponin në drejtim të krismës. Xhumajxhi, pazarxhi, shohin Azemin duke ikur në drejtim të Brainës, atyre livadheve dhe kodrave mbi Orllan. Ishin ba bashkë shqiptarë dhe serbë e shtinin me armë në drejtim të tij.

Shumkush shtinte në ajër, kurseRamë Beka, komandant nga lufta e asaj farë Jugosllavie,shtinte në drejtim të Azemit për ta vratë atë. Një shkinë e kishte kapur për sandalle Azemin, por ky i forte, i këput rrypat e sandallës dhe ik atyre shpatieve. Dikur, siç thoshte ai, e zë gjaku dhe nuk mund të lëvizte. Ulet pak dhe heq pallton dhe e lëshon gjaku dhe shkon në dasmë në Brainë. Dy ditë ndejta në dasmë në Brainë dhe nuk tregova as gjë se më dhimbeshin për t´ua prishur dasmën. Burgoset dhe ia japin 20 vjet burg. Tito e amneston të burgosurit e i mban vetëm 14 vjet që kishte përjetuar tmerret e atij burgu deri sa vjen në 25 kg, duke ia lëshuar edhe gjarpërin nëpër trup!

...

Share.

Leave A Reply