Sunday, May 27

U kry, Deulofeu rikthehet në Serie A

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Roma kërkon një përforcim të ri nga Barcelona. Klubi italian është në detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Gerard Deulofeu. Reprezentuesi spanjoll është i gatshëm të rikthehet në Serie A, ku luajti te ekipi i Milanit.

Roma pret Deulofeun në formë huazimi me mundësi të blerjes së tij për 15 milionë euro, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ardhja e tij është e detyrueshme në rast të largimit të Edin Dzekos, i cili është pranë transferimit në Chelsea.

...

Share.

Leave A Reply